Publikohet video, ja çfarë po bënte në dhomë Astori pak para se të vdiste (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 23:05

Publikohet video, ja çfarë po bënte në dhomë Astori pak para se të vdiste (VIDEO)

Vdekja tragjike e kapitenit të Fiorentinës Davide Astori ka zënë faqet e para të mediave si dhe ka tronditur botën e futbolli.Pak minuat më parë është publikuar në mediat e huaja edhe një video ky ylli i Fiorentinës është duke u argëtuar me shokët e ekipit gajtë qëndrimit në hotel.

Davide-Astori-1

Orët e fundit të jetës në hotelin ku qëndronte skuadra e tij do të ishin lojëra në Playstation dhe mesazhi i fundit ëhatsapp në 23.34 minuta.

Sportiello shoku i tij i tregoi gjithçka hetuesve.  Pas darke, ashtu si zakonisht, kapiteni i Fiorentinës u ngjit në dhomën e portierit me pajisjet e playstation.

Portieri i shkruan, ke harruar këpucët tek unë.

Astori i përgjigjet: Faleminderit, këpucën nuk më duhen do t’i marr nesër në mëngjes.

Në porën 9.30 minuta shokët e skuadrës gjetën trupin e tij të pajetë. Ai ndodhej në krevatin e tij i kthyer në një anë. Në komodinën ngjitur gjendej vetëm celulari dhe asgjë tjetër.

Kjo është një shenjë për hetuesit që Astori ka qenë i qetë para se të flinte. Hetimi për ndarjen e tij nga jeta është i detyrueshëm. Këtë të hënë do të kryhet edhe autopsia por me gjasë vdekja e tij është për shkaqe natyrale. Gjithsesi ka diçka që duhet sqaruar sepse për herë të fundit analizat i ka bërë më 28 shkurt. Zemra e Davide Astorit u nda pa paralajmërim. Elektrokardiograma nuk kishte gjetur asnjë problem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"