Publikohet vendimi, Skënderbeu humbet gjyqin në FIFA me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 12:06

Publikohet vendimi, Skënderbeu humbet gjyqin në FIFA me…

Mesfushori Bakari Nimaga ka fituar gjyqin në FIFA me Skënderbeun, duke marrë “OK”-in për aktivizimin te klubi i ri Hatajspor.

nimaga

Pavarësisht reklamimit të klubit korçar, i cili pretendonte se klubi turk duhet të paguante për këtë transferim, pasi Nimaga ishte në kontratë, FIFA i ka dhënë të drejtë Nimagës, duke e cilësuar të mbyllur kontratën me Skënderbeun, për shkak të mos shlyerjes financiare.

Skenderbeu

Futbollisti nga Mali, pritet të aktivizohet në javët e ardhshme me skuadrën e Hatajspor që militon në kategorinë e dytë turke. Mesfushori është stërvitur rregullisht me këtë skuadër, teksa pritet vetëm debutimi.

Në rrjetet zyrtare sociale të klubit turk është publikuar njoftimi për fitimin e gjyqit: “Është zgjidhur mosmarrëveshja mes Bakari Nimaga dhe ekipit shqiptar të Skënderbeut. Licenca e lojtarit tonë është miratuar nga FIFA dhe nuk ka më pengesa për të veshur fanellën tonë”, shkruan klubi turk.

nimaga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"