Publikohet topi i Botërorit 2022, FIFA prezanton modelin Al Rihla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2022 | 17:09

Publikohet topi i Botërorit 2022, FIFA prezanton modelin Al Rihla

FIFA ka bërë të ditur sot emrin dhe dizajnin e topit që do të përdorët gjatë Botëror 2022 në Katar. Një top i prodhuar nga kompania “Adidas”, e cila ka prodhuar kështu për herën e 14 radhazi topin zyrtar të një turneu të tillë.

topi

Topi i ri quhet “Al Rihla” dhe është dizajnuar për të përballuar ritmin e shpejtë të ndeshjes, pasi zhvendoset në ajër më shpejt se çdo top tjetër i prodhuar në historinë e turneve.

1648635630_034522_1648636038_noticia_normal_recorte1

“Jemi para një topi të mrekullueshëm dhe të cilësisë të lartë. Yjet do të argëtohen duke luajtur në nivelin më të lartë në Katar”, u shpreh Zhan-Fransua Pati, drejtori i Departamentit të Marketingut i FIFA-s.

op[]

“Al Rihla” do të thotë “udhëtimi” në gjuhën arabe dhe inspirohet në kulturën, arkitektura, emblema dhe ngjyrat e flamurit të Katarit. Ngjyrat e ndezura përfaqësojnë pikërisht vendin pritës të këtij kampionati Botëror.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"