Publikohet tabela në përqindje, sa pak alternativa për Bajernin/ Ja shanset e të gjitha çifteve të mundshme për shortin e 1/8-ave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 0:10

Publikohet tabela në përqindje, sa pak alternativa për Bajernin/ Ja shanset e të gjitha çifteve të mundshme për shortin e 1/8-ave

Mbyllja e fazës në grupe të Ligës së Kampioneve dekretoi edhe emrat e 16 skuadrave të cilat vazhdojë në fazën me eliminim direkt të turneut. Tashmë që janë mësuar të gjitha skuadrat, ato janë ndarë në dy vazo të shortit nga i cili do të dalin 8 çiftet që përcaktojnë rrugëtimin për më tej.

champions

Ndërkohë është publikuar edhe tabela me të gjitha shanset e çifteve të mundshme për shortin e raundit të 1/8-ave të Champions-it që do të hidhet në datën 7 nëntor në Nion.

Ka pothuajse 40% mundësi që Bajern (i vendi i parë në grupin e vdekjes) dhe Liverpuli (vendi i dyti më i mirë i të gjitha kohërave) të përballen me njëri-tjetrin në fazën e 1/8-ave.

Shanse të mëdha ka dhe që bavarezët të “peshkojnë” Milanin, duke qenë se 3 vendet e tjera të dyta janë skuadra gjermane, si dhe Interi. Ekipet e të njëjtit shtet dhe që kanë qenë në të njëjtin grup nuk mund të përballen, kështu që alternativat e Bajernit janë disi të cunguara.

Për më tepër shikoni tabelën me të gjitha shanset të përqindje të çifteve të mundshme për shortin e raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"