Publikohet lista e lojtarëve, nipi i Adem Jasharit ftohet nga përfaqësuesja e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 19:55

Publikohet lista e lojtarëve, nipi i Adem Jasharit ftohet nga përfaqësuesja e…

Ditën e sotme, trajneri i përfaqësueses së Kosovës U17, Arsim Abazi, ka bërë të ditur listën e lojtarëve që do të grumbullohen për sfidat miqësore që dardanët do të luajnë kundër Bullgarisë më 14 dhe 16 prill.

jashiiii

Trajneri Abazi ka bërë një përzgjedhje të lojtarëve që kanë rendimentin më të mirë me ekipet e tyre respektive dhe që shihen si elemente me të ardhme tek dardanët. Në listën e publikuar nga FFK-ja, bie në sy prania e talentit dhe nipit të legjendës kosovare Adem Jashari, Igball Jashari.

Talenti 16 vjeçar luan në radhët e Kurdas, dhe para disa kohësh u hodhën hipotezat për një transferim të mundshëm të tij drejt Shtutgartit në Gjermani. Përfaqësuesja kosovare do të niset drejt Bullgarisë në datën 12 prill, ndër tl dyja sfidat do të luhen në kryeqytetin bullgar, Sofje.

kosovvv

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"