Publikohet dëshmia që çoi në arrestimin e Dani Alvesh: I vendosi me forcë dorën mbi pe*is, e goditi me shpullë dhe pastaj e përdhunoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 20:50

Publikohet dëshmia që çoi në arrestimin e Dani Alvesh: I vendosi me forcë dorën mbi pe*is, e goditi me shpullë dhe pastaj e përdhunoi

Arrestimi i futbollistit brazilian Dani Alvesh nga policia spanjolle dhe dërgimi i tij në paraburgim në Barcelonë pa të drejtë lirie me kusht deri në momentin e gjyqit, ka qenë një nga lajmet më të bujshëm të 24 orëve të fundit. Gjithçka ishte rrjedhojë e një denoncimi që i është bërë nga një vajzë e cila e ka akuzuar se është përdhunuar nga futbollisti i njohur brazilian në një diskotekë të njohur në Barcelonë.

Collage Maker-21-Jan-2023-08.49-PM

“El Periodico” ka publikuar dëshminë e kësaj vajze në momentin e denoncimit që bëri ndaj futbollistit, për ngjarjen që ka ndodhur në natën e 30 dhjetorit. Ajo kishte qenë bashkë me disa shoqe në këtë diskotekë dhe ishin ftuar në zonën VIP nga një grup personash me origjinë meksikane. Ata kishin refuzuar fillimisht por kamerieri i cili u kishte dhënë mesazhin, kishte shpjeguar se ata ishin “miq”. Në zonën VIP ishin edhe Dani Alvesh me një mikun e tij. Që në fillim, Dani Alvesh raportohet se kishte filluar të qeshte me ta, si dhe t’i prekte.

E përditshmja spanjolle shpjegon se më pas Alvesh i kishte kapur dorën me forcë dhe ia kishte vendosur mbi pe*isin e tij vajzës që e denoncoi, gjë që kishte ndodhur disa herë pavarësisht se ajo kishte refuzuar. Më pas, i kishte treguar një derë duke e ftuar që të shkonte atje me të.

“Alvesh më pas e detyroi të ulej mbi të, e hodhi në tokë, kërkoi të bënte seks oral, e kishte goditur me shpullë dhe me forcë e kishte detyruar të kryente më pas raportin seksual”, tregon ”El Periodico” sipas dëshmisë që ka siguruar në polici.

Vajza kishte shkuar menjëherë në një spital në Barcelonë ku kishte kryer kontrollin mjekësor në kërkim të provave biologjike për marrëdhënien e kryer mes tyre. Dy ditë pas ngjarjes, në fillimin e janarit, ajo kishte shkuar në polici ku përveç denoncimit, kishte dorëzuar edhe raportin mjekësor si dhe veshjet që kishte atë natë, që të përdoreshin si prova.

Ndaj dhe policia spanjolle nuk kishte ngurruar që të vazhdonte me hetimin e çështjes që çoi në arrestimin e Dani Alvesh i cili vazhdon të insistojë se nuk e ka bërë një gjë të tillë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"