Publikohen shifrat e rrogave, ja ekipet që paguajnë më shumë për lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 16:39

Publikohen shifrat e rrogave, ja ekipet që paguajnë më shumë për lojtarët

Për të dytin vit radhazi, Barcelona vazhdon të jetë klubi që shpenzon më shumë për rrogat e futbollistëve në La Liga. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë La Liga, ekipi blaugrana shpenzon plot 632.9 milionë euro paga për ekipin.

real barca

Një diferencë e madhe vihet re me Realin e Madridit, i cili mban vendin e dytë në këtë pozicion, rënie që lidhet edhe me largimin e Ronaldos këtë verë nga ekipi mbretëror. Madrilenët, shpenzojnë 566.5 milionë euro në vit për rrogat e ekipit, ose thënë ndryshe, 66 milionë më pak se Barcelona. Gjithsesi, krahasuar me sezonin e kaluar, të dyja ekipet kanë pasur një rritje të madhe në buxhetin e rrogave.

Ndërkohë, diferenca e dy superfuqive spanjolle, me ekipet e tjera të gadishullit iberik, është e frikshme. Atletiko e Madridit gjendet në vendin e tretë, 293 milionë euro shpenzime për pagat, ndërkohë që ndjekin Valenicia, Sevija e Vijareali. Më poshtë, tabela e plotë.

CaptureCapture1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"