Publikohen çmimet, FSHF nis shitjen e biletave për miqësoren e Kombëtares ndaj Jordanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 17:03

Publikohen çmimet, FSHF nis shitjen e biletave për miqësoren e Kombëtares ndaj Jordanisë

Federata Shqiptare e Futbollit, ka nisur që nga dita e sotme, shitjen e bilateve online, në të gjitha tribunat e stadiumit “Elbasan Arena”, për ndeshjen miqësore që Kombëtarja do të luajë në datën 10 tetor, ndaj Jordanisë.

kombetarja shqiperi izrael

Çmimet e biletave fillojnë që nga 300 lekë, në tribunat C2 dhe G2, e vijojnë në 500 lekë, deri në 6000 lekë të reja, në tribunën VIP. Më poshtë, lista e plotë e çmimeve për të gjitha tribunat, bileta të cilat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF.

foto-lista

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"