Publikohen çmimet e biletave për derbin e së premtes, pritet interes i madh për Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 0:25

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Partizani Tirana

Publikohen çmimet e biletave për derbin e së premtes, pritet interes i madh për Tirana-Partizani

Klubi i Tiranës publikoi çmimet e biletave për derbin e së premtes kundër Partizanit, i cili do të zhvillohet në “Air Albania”.

87301627_2513115018944605_8857626679355375616_o

Për natyrën që paraqet kjo përballje mes dy rivalëve të përjetshëm të futbollit shqiptar, pritet që të premten të ketë një numër të madh tifozësh.

Një biletë në tribunën VIP kushton 5 mijë lekë. Në tribunën ballore, një biletë shkon në 1500 lekë, ndërsa në tribunat pas portave çmimi i një bilete shkon në 500 lekë.

Ky do të ballafaqimi i 156-ë në historinë mes bardhebluve dhe të kuqve. Kjo supersfidë do të luhet në “Air Albania”, ditën e premte, ora 19:00.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com