PSG u mund nga Dortmundi, Tuhel: Një humbje që djeg, ia dalim në Paris

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 11:58

PSG u mund nga Dortmundi, Tuhel: Një humbje që djeg, ia dalim në Paris

Trajneri i Parisit, Tomas Tuhel, ishte shumë i zhgënjyer në fund të takimit në humbjen ndaj ish-skuadrës së tij. Gjermani tha se ekipi vuajti presingun e lartë të kundërshtarit, i cili bëri një ndeshje të mirë. 

tomas tuhel

“Luajtëm me një sistem loje, i cili nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë. E di që rezultati nuk është ai që dëshironim në fillim të takimit, është e lehtë të thuash se ishte faji ynë. Skuadra të tjera kanë humbur këtu, janë gjëra që ndodhin në një kompeticion të tillë”, tha Tuhel që më pas jep edhe një parashikim për takimin e kthimit. “Do të bëjmë më të mirën tonë, sigurisht që nuk do të luajmë si sot (dje). Besoj se gjithçka do të shkojë në favorin tonë. Skuadra i ka të gjitha cilësitë për ta kthyer ndeshjen. Do të provojmë deri në frymën e fundit”, përfundoi pas ndeshjes Tuhel, i cili në fillim të ndeshjes u prit me duartrokitje, por edhe me vërshëllima nga një pjesë e tifozërisë së Borusias.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"