PSG tentoi dy mesfushorët e Serisë A, ofertat e klubit francez u refuzuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 14:47

PSG tentoi dy mesfushorët e Serisë A, ofertat e klubit francez u refuzuan

PSG po kërkon një mesfushor, dhe ekipi francez ka bërë dy tentativat e para. Sipas asaj që zbulon “Le10sport”, Leonardo ka bërë oferta për mesfushorin e Lacios, Sergej Milinkoviç Saviç dhe mesfushorin e Milanit, Ismail Benaser.

benaser

Në të dyja rastet ofertat e PSG-së janë refuzuar. Klubi francez ofroi 60 milionë euro për mesfushorin e Lacios, Saviç që u refuzua. Më pas PSG hodhi sytë drejt Benaserit të Milanit, ku ofroi për mesfushorin 40 milionë euro, por sërish përgjigjia ishte e njëjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"