“PSG-në e mund me Halandin”, trajneri Favre u bën presion francezëve të PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 19:33

“PSG-në e mund me Halandin”, trajneri Favre u bën presion francezëve të PSG-së

Trajnerin e Borusias së Dortmundit, Lysien Favre, e pret një ndeshje të vështirë në Champions. Përball tij do të jetë skuadra e Parisit, e cila do të vijë në Dortmund për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën tjetër. Por trajneri zviceran nuk i trembet atyre, edhe pse në përbërje ka lojtarë të mëdhenj.

favre.borussia.dortmund.colletto.2018.19.750x450

“Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë ndeshje, kam parë disa sfida të tyre. Kemi analizuar gjithçka dhe mund të them që jemi gati të përballemi nesër (sot).

Por ata mbeten një skuadër e fortë dhe e vështirë për t’u mundur. Fakti që u kualifikuan të parët në një grup me Realin e Madridit e tregon këtë gjë. Por në fund, ajo që do të ketë rëndësi është perfomanca në fushën e lojës”, tha Favre që më pas foli edhe për sulmuesin norvegjez Erling Haland, nga i cili pret shumë.

“Do të jetë një histori tjetër për të në Dortmund. Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka ardhur nga Salcburgu ku ka shënuar, kjo do të jetë një mundësi e mirë për të treguar se golat e tij nuk kanë qenë rastësi.

favre

Besoj te forca e djemve të mi, jam i bindur që ata do të japin gjithçka për të fituar këtë ndeshje dhe për të shkuar të qetë në përballjen e dytë. Për tifozët do të jetë një spektakël i garantuar”, përfundoi zvicerani në konferencën për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"