PSG-Marsejë me shumë “bëma”, trajneri Vijas Boash akuzon Di Marian: Pështyu njërin prej lojtarëve të mi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 19:24

PSG-Marsejë me shumë “bëma”, trajneri Vijas Boash akuzon Di Marian: Pështyu njërin prej lojtarëve të mi

Duket sfida e djeshem PSG-Marsejë ka prodhuar shumë incidente, të cilat ndoshta kamerat nuk kanë mundur t’i fiksojnë. Tekniku i Marsejës Andres Vija-Boash akuzoi yllin e kampionëve të Francës Angel Di Marian se ka pështyrë ndaj njëri prej lojtarëve në minutat e fundit të takimit.
di-maria-villas-boas_1igb25vdqqhnt1m3fr2dark9yu
“Sharjet raciste ndaj Nejmarit? Nuk e di. Shpresoj të mos ketë ndodhur kështu, nuk ka vend për racizmin në futboll. Është një shkelje e rëndë nëse ka qenë kështu, por nuk mendoj se ka ardhur në këtë mënyrë. Përpara këtij rasti, ka patur një incident ku Di Maria ka pështyrë ndaj Alvaros. Këto gjëra në futboll nuk duhet të ndodhin. Shpresoj të mos mbetet një njollë e errët në këtë paraqitje historike”, shprehet për “Telefoot” trajneri i Marsejës Andres Vijas-Boash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"