PSG kërcënon Mbapenë, i kujton përjashtimin 6-mujor të Rabiosë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 14:47

PSG kërcënon Mbapenë, i kujton përjashtimin 6-mujor të Rabiosë

Reali i Madridit është duke pritur me ankth dhe me vëmendje të gjitha lëvizjet rreth sulmuesit të PSG-së, Kilië Mbape. Një interes që është bërë akoma më i madh pas tripletës që francezi shënoi në “Camp Nou” kundër Barcelonës.

1200-L-psg-fc-barcelone-mercato-al-khelafi-contraint-de-renoncer-pour-mbapp-et-messi

Ideja e ekipit madrilen ka qenë që të hidhet në sulm këtë verë, kur t’i ketë mbetur vetëm një vit kontratë (i përfundon në vitin 2022) me PSG-në. Por pandemia dhe efektet që ajo solli në ekonomi duket se i kanë prishur planet. Megjithatë, në Madrid mendojnë se francezi është lojtari i duhur për të nisur një projekt fitues.

Në letër, plani është i logjikshëm sepse ka mbetur vetëm 1 vit kontratë dhe kur Mbape ka refuzuar disa oferta për rinovimin. PSG-ja mund të jetë e detyruar që ta nxjerrë në merkato sepse rrezikon që ta humbasë futbollistin pa fituar asnjë para në fundin e sezonit 2022. Pra Reali kërkon të përdorë të njëjtën taktikë siç bëri me Kurtuanë dhe Hazardin, të cilët i mori nga Çelsi. Por PSG-ja është shumë herë më e fortë në këtë aspekt.

PLANI I PSG-së – Ideja e klubit nga Parisi është që të mos negociojë me asnjë për Mbapenë dhe e konsideron atë në të njëjtin nivel me Nejmarin si brenda dhe jashtë fushës së lojës. Për më tepër dëshiron që t’i ofrojë 36 milionë euro në vit, aq sa brazilianit, për t’i marrë firmën e re.

Kërkon që të përdorë çdo forcë dhe pse jo të aktivizojë formulën “Rabio”, i cili e mbylli me francezët dhe tani është te Juventusi. Rabio refuzoi disa oferta të rinovimit me PSG-në gjatë sezonit 2017-2018 dhe 2018-2019. Qëllimi i tij ishte që të përfundonte kontratën dhe të ndryshonte ambient.

Duke mos pasur kontratë, Rabio kërkonte rrogë më të lartë nga skuadra që do ta transferonte. Por tensioni mes nënës së lojtarit (agjente) dhe klubit arriti në një pikë që PSG-ja vendosi të mos e grumbullonte për 6 muaj. Kur i mbaroi kontrata, u transferua te Juventusi. Në rastin e Mbapesë, PSG-ja kërcënon Realin e Madridit dhe futbollistin që do të bëjë të njëjtën gjë.

Nuk dihet ende nëse lënia në tribunë dhe jashtë planeve për 6 muaj është pjesë e kërcënimit nëse ai nuk e rinovon kontratën. Shpresa e PSG-së është që Mbape të rinovojë me klubin dhe të mos largohet, të paktën këtë verë. Edhe vetë Parisi e di që nuk mund ta mbajë gjithë karrierën, por të jetë në ekip pas Europianit dhe për Botërorin e vitit 2022.

BURG “I ARTË” – Shumë futbollistë të tjerë kanë provuar që të largohen nga PSG-ja, por në fund nuk ia kanë dalë. Është shumë e vështirë që të ikësh nga ky “burg i artë”. Nejmar donte të largohej drejt Barcelonës, po ashtu Verrati, David Luiz e Markinjos. Por Al Khelaifi nuk bën shaka dhe i mbulon me ar futbollistët vetëm që të mos ikin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"