PSG-ja tremb kompanitë e basteve, kuotohet si favoritja kryesore për të fituar Championsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 15:10

PSG-ja tremb kompanitë e basteve, kuotohet si favoritja kryesore për të fituar Championsin

Mbrëmjen e së mërkurës, Sëlltiku pësoi një nga disfatat më të rënda të historisë në Champions dhe shkaku ishte PSG-ja.

Mbape Nejmar dhe Kavani

Fitorja me goleadën 7-1, e dërgoi në 24 numrin e golave të shënuar nga Nejmar me shokë, pas vetëm 5 ndeshjesh (rekord historik në këtë fazë) dhe makineria perfekte e ndërtuar nga Unai Emeri ka nisur t’i trembë të gjithë, edhe kompanitë e basteve: triumfi i tyre në finalen e këtij edicioni kuotohet me koeficientin 4,50. Ata ndiqen nga Mançester Siti me 5,50, kampionët në fuqi të Realit të Madridit me 6,50, Barcelona (7,50) dhe Bajerni (8,50).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"