PSG-ja tani do ketë një rival të fortë, miliarderi arab nis negociatat për të marrë klubin e madh francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 0:12

PSG-ja tani do ketë një rival të fortë, miliarderi arab nis negociatat për të marrë klubin e madh francez

Olimpik Marseja është një nga klubet më të mëdha franceze, teksa janë të vetmit që kanë një trofe të Ligës së Kampionëve në këtë shtet.Olympique-de-Marseille-Players-Salaries-2019-20-Weekly-Wages-3

Prej vitesh klubi nuk ndodhet në pozita të mira, kjo edhe për shkak të investimeve të mëdha që bëhen te PSG-ja, të cilët janë të vështirë për tu konkurruar. Megjithatë klubi në pronësi të Naser Al-Khelaifi, nga sezoni i ardhshëm pritet të ketë një rival shumë të fortë.

Raportohet se sheiku Al Ualed Bin Talal ka shfaqur interes për të marrë në pronësinë e tij pikërisht Marsejën, ku ka premtuar se do të bëjë investime të mëdha.prens_1188

Princi i familjes mbretërore në Arabinë Saudite, që cilësohet si një nga më të pasurit në vendin e tij,  ka nisur negociatat me pronarët aktualë të Marsejës dhe shumë shpejt pritet ta marrë klubin në duar e tij, për të synuar më pas edhe sukseset, që tifozëve iu kanë munguar në vitet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"