PSG-ja ofron 65 milionë për titullarin e Interit, zikaltrit rezistojnë/ Trajneri Galtie: E kemi piketuar, por nuk bëjmë çmendurira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2022 | 16:43

PSG-ja ofron 65 milionë për titullarin e Interit, zikaltrit rezistojnë/ Trajneri Galtie: E kemi piketuar, por nuk bëjmë çmendurira

Simone Inzagi është shprehur disa herë se nuk do të bëhet shaka me merkaton e Interit dhe aq më pak me lojtarët që diskutohen se mund të largohen. Trajneri nuk dëshiron të cenohet grupi, një premtim që i është bërë nga Stiven Zhang dhe për të cilën presidenti po bën ç’është e mundur për ta mbajtur.

SKRINIAR

Gjithsesi, kryesia është përballur ditën e djeshme me një tundim të ri. PSG-ja ka rritur ofertën për Shkriniarin në 60 milionë euro plus 5 milionë euro në formë bonusesh, një shifër që para një muaji mund të kishte bindur zikaltrit, por që tani nuk është më e mjaftueshme.

Pas mbledhjes së zhvilluar mes drejtuesve dhe presidentit, dje në Milano, klubi ka vendosur të refuzojë ofertën e francezëve dhe të sigurojë trajnerin Inzagi se nuk do të ketë një të sakrifikuar, gjithmonë nëse për Shkriniarin nuk mbërrin një ofertë faraonike. Për të detyruar Interin të heqë dorë nga sllovaku duhen minimalisht 85 milionë euro, një shumë që nëse mbërrin, do të jetë zgjidhja e shumë problemeve ekonomike për zikaltrit, të cilët po punojnë për ta shtyrë shitjen e një lojtari të madh verën e ardhshme.

Për të përforcuar interesin e PSG-së, për Milan Shkriniarin ka menduar vetë trajneri i francezëve, KristofGaltie, që është shprehur mbi nevojën që skuadra e tij ka për përforcime.

christophe-galtier-psg-entrenador-1-758x537

“Kemi nevojë edhe për tre lojtarë të tjerë, një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Unë kam biseduar dhe bisedoj të paktën çdo tri ditë me presidentin Al Khelaifi dhe drejtorin, Luis Okampos, mbi organikën tonë dhe si mund ta përforcojmë, por të gjithë biem dakord që objektivat sportivë duhet të shkojnë paralelisht me ata ekonomikë, – tha Galtie që pa përmendur emra vazhdoi, – ne i kemi piketuar tashmë cilët janë lojtarët e duhur për ne, por duhet t’i përshtatemi realitetit të merkatos, që patjetër ndikohet nga çmimet.

Ajo që mund të them unë është që na duhet të mbërrijmë te lojtarët që do të vijnë sa më shpejt, sepse nuk është aq e lehtë të integrosh dikë në skuadër dhe me sezonin që tashmë ka nisur, nuk dua të penalizohemi aspak në planin sportiv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"