PSG-ja nuk heq dorë nga Mbape, Poçetino “tërbon” sulmuesin me veprimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 13:05

PSG-ja nuk heq dorë nga Mbape, Poçetino “tërbon” sulmuesin me veprimin e fundit

Mbrëmjen e sotme PSG-ja do të zbresë në fushë përballë skuadrës modeste të Reimsit për javën e tretë të kampionatit francez.

mbape

E gjithë bota do të jetë me sy nga kjo ndeshjes pasi pritet të debutojë Lionel Mesi me fanellën e parisienëve. Por kurioz është fakti se a do të jetë Kilian Mbape në fushën e lojës. Mesa duket PSG-ja nuk ka ndërmend të heqë dorë ylli francez dhe Mauricio Poçetino e ka grumbulluar Mbapen për sfidën e sotme.

Edhe pse Reali i dha ultimatum klubit francez deri ditën e sotme, drejtuesit e PSG-së nuk e kanë humbur qetësinë duke bërë sipas planit të tyre. Ditën e djeshme në rrjetet sociale u shpërndanë disa pamje teksa shikohej Mbape që largohej nga qendra stërvitore e klubit me një valixhe në dorë.

Ende e paqartë e ardhmja e sulmuesit francez, por me shumë mundësi Reali do të duhet të presë janarin për tentativën e radhës, pasi kanë ngelur 2 ditë nga mbyllja e merkatos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"