PSG-ja nuk e ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, por Ikardi nuk duron më dhe rikthehet në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 13:18

PSG-ja nuk e ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, por Ikardi nuk duron më dhe rikthehet në Itali

Mauro Ikardi u largua në merkaton e verës së kaluar nga Interi, për të kaluar në formën e huazimit te PSG-ja, me këta të fundit që kanë edhe të drejtën e blerjes.mauro ikardi

Megjithatë francezët nuk e kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë me futbollistin dhe nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me sulmuesin argjentinas.

Kampionati në Francë është pezulluar përfundimisht dhe ndryshe nga disa vende të tjera ku kanë nisur stërvitjet, skuadrat e këtij shteti nuk kanë zbritur ende në fushat e lojës. Pikërisht për këtë arsye, Mauro Ikardi ka vendosur të kthehet në shtëpinë e tij në Milano, e cila ndodhet pranë stadiumit “San Siro”.

Sulmuesi ka postuar një foto së fundmi në profilin e tij zyrtar, ku shihet me pamje nga “San Siro” dhe e shoqëron me shkrimin: “Mirëmëngjesi Milano”.

icardi.instagram.milano.2020.SOLODENTRO
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"