“PSG-ja meriton përgëzime për lojën”, Flik pas eliminimit: Do ishim kualifikuar nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 23:41

“PSG-ja meriton përgëzime për lojën”, Flik pas eliminimit: Do ishim kualifikuar nëse…

Trajneri i Bajernit, Hans Flik është shprehur se skuadra e tij duhet të ishte më cinike në metrat e fundit. Pas ndeshjes, tekniku gjerman është shprehur se skuadra e tij bëri mirë, por nuk i kurseu lavdërimet edhe për kundërshtarin.

flick.bayern.monaco.2020.21.smorfia.750x450

“Duke pasur parasysh ndeshjen e parë, me rastet që kishim dhe nuk i shënuam. Nëse nuk do kishin shënuar golin e tretë në ndeshjen e parë, atëherë do ishim kualifikuar ne. Ata janë të rrezikshëm në sulm. Unë duhet t’i bëj komplimente ekipit tim. Gjithsesi edhe PSG-ja bëri shumë mirë në sulm dhe i përgëzoj për këtë. Sigurisht që skuadra ime ka shumë cilësi në sulm, por sot mungoi goditja e fundit. Ne do dëshironim një rezultat ndryshe”, tha Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"