“PSG-ja më zemëroi”, Tiago Silva: Ju tregoj çfarë më tha Leonardo kur më telefonoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 19:17

“PSG-ja më zemëroi”, Tiago Silva: Ju tregoj çfarë më tha Leonardo kur më telefonoi

Tashmë ka kaluar një tjetër muaj, por lamtumira e Tiago Silvës nga PSG nuk arrin të kapërdihet.

tiagoo

Mbrojtësi brazilian firmosi me parametër zero me Çelsin, por largimi nga kampionët e Francës nuk është tretur ende nga veterani, i cili priste më shumë respekt pas 8 vitesh në klub, por ata vendosën të mos i ofronin një kontratë të re: “Largimi në këtë mënyrë nga PSG më zemëroi shumë. Ishte një situatë që mund të ishte menaxhuar ndryshe.

Gjatë karantinës më telefonoi Leonardo (drejtori sportiv), duke pyetur për gatishmërinë time për rinovimin e mundshëm të kontratës edhe për dy muaj, për të luajtur në Champions. Ky ishte trajtimi im për 8 vite që kisha luajtur në klub”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"