PSG-ja kthehet në një “zone lufte”, pas zënkës mes Nejmar dhe Mbape radhën e ka…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2022 | 16:30

PSG-ja kthehet në një “zone lufte”, pas zënkës mes Nejmar dhe Mbape radhën e ka…

Tensioni te PSG-ja duket se ka arritur majat më të larta ku pas raportimeve të ditëve të fundit lidhur me një konflikt mes dy yjeve të skuadrës, Mbape dhe Nejmar radhën siç duket e ka pasur trajneri i klubit Kristofer Galtier i cili ka pasur një debat me tone të ashpra me një nga anëtarët e stafit drejtues të klubit, Antero Henrike.

4343242

 

Sipas raportimeve nga “L’Equipe”, tekniku ka debatuar me Henrike për shkak të përfshirjes së tij të tepruar në çështjes e përzgjedhjes së formacionit të skuadrës duke i shprehur qartazi se ai nuk mund të komandohet nga asnjë drejtues për zgjedhjet që kryen në skuadër.

Henrike i cili është përgjegjës për merkaton e shitjeve në skuadër duket se nuk e ka pëlqyer këtë përgjigje të Galtier dhe e ka referuar te pronarët e klubit me situatën te Parisi që pritet të përkeqësohet edhe më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"