PSG-ja kontakton Ronaldon dhe menaxherin, francezët e duan për imazh të Kupës së Botës 2022

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 12:22

PSG-ja kontakton Ronaldon dhe menaxherin, francezët e duan për imazh të Kupës së Botës 2022

PSG-ja po ëndërron akoma më shumë për të siguruar brenda këtyre viteve Kristiano Ronaldon. Nënkampionët e Europës synojnë që ylli i futbollit të Juventusit të jetë imazhi kryesor për klubin dhe Kupën e Botës Katar 2022.
ronaldo
Sipas “Sportmediaset”, kontaktet janë arritur me menaxherin e Ronaldos, Horge Mendes dhe vetë lojtarin e Juventusit.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Juventusit duan që të vazhdojnë ta mbajnë Ronaldon deri në vitin 2022 kur i skadon kontrata, por nëse pranon ta shesë te PSG-ja, atëherë do të përfitonte një shumë të konsiderueshme që do të shërbente për të forcuar financat e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"