PSG-ja ka gati 40 milionë euro, parizienët tentojnë yllin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 11:01

PSG-ja ka gati 40 milionë euro, parizienët tentojnë yllin e Milanit

Pas largimit të Xhenaro Gatuzos nga stoli, për Lukas Paketan ka ndryshuar e gjithë panorama te Milani, aq sa me Marko Xhampaolon luajti fare pak, madje duke pasur edhe disa përplasje në distancë, por ndërkohë ish-trajneri i Sampdorias është shkarkuar dhe në vend të tij ka mbërritur Stefano Pioli.

lukas paketa

Premisat që braziliani të rikthehet titullar me teknikun e ri janë të shumta, por nëse vetë Paketa nuk rigjen ritmin që ofroi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duket e vështirë se do të vazhdojë të qëndrojë te Milani.

Por nga kjo situatë e vështirë duket se po mendon të përfitojë PSG-ja, me median franceze e cila nënvizon se drejtori  teknik, Leonardo, është gati t’i ofrojë “Djallit” 40 milionë euro, që ta marrë fantazistin te PSG-ja.

/PANORAMASPORT,AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"