PSG-ja jep 30 milionë euro, Milani nuk pranon ta shesë futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2020 | 23:13

PSG-ja jep 30 milionë euro, Milani nuk pranon ta shesë futbollistin

Milani nuk ka ndërmend ta shesë mesfushorin algjerian Ismael Benaser.
benaser
Media franceze “Le 10 Sport” shkruan se drejtuesit kuqezi kanë refuzuar ofertën prej 30 milionë eurosh të PSG-së dhe u kanë bërë të ditur palës pariziene se Benaser nuk shitet.

Futbollisti kërkohet me ngul nga drejtori i klubit të PSG-së Leonardo, por tashmë është e qartë se oferta e francezëve duhet të shtohet akoma më shumë për të tunduar drejtuesit e Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"