PSG-ja i prish planet Realit, arrin akordin 180 milionë euro me Monakon për Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 20:40

PSG-ja i prish planet Realit, arrin akordin 180 milionë euro me Monakon për Mbapenë

Reali i Madridit kishte arritur një akord paraprak me Monakon për transferimin e sulmuesit 18-vjeçar Kilian Mbape në Spanjë, por duket se tashmë çdo gjë ka ndryshuar.

Mbape 2

Sipas asaj që raporton “Marca”, klubi i PSG-së i ka prishur planet e kampionëve të Europës duke qenë se ka ndërhyrë në negociata dhe ka bindur kampionët e Francës që futbollisti të transferohet drejt kryeqytetit francez.

Bindja e Monakos erdhi pasi PSG-ja ka rënë dakord që ta paguajë menjëherë shumën 180 milionë euro për blerjen e kartonit të Mbapesë, ndërsa akordi me Realin e Madridit ishte për 160 milionë euro që do të paguheshin menjëherë dhe 20 të tjera në varësi të klauzolave të marrëveshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"