PSG-ja fillon “spastrimet”, mesfushori i kombëtares gjermane transferohet te klubi i njohur europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2022 | 17:03

PSG-ja fillon “spastrimet”, mesfushori i kombëtares gjermane transferohet te klubi i njohur europian

Mesfushori i kombëtares gjermane, Julian Draksler, duket se e ka zgjedhur se ku do të vazhdojë të ardhmen e tij.]

draksler

Siç raporton media portugeze “Record”, gjermani do të bashkohet me Benfikën.

Klubi portugez dhe PSG kanë arritur një akord me njëri-tjetrin dhe duket se kampionët e Francës duan që ky operacion të mbyllet sa më shpejtë.

Draksler prej kohësh ka kërkuar për një tjetër skuadër, pasi hapësirat e tij te PSG-ja ishin të pakta dhe ai me ngulm kërkon të jetë pjesë e Botërorit të Katarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"