Postuar: Shtator 23, 2021 | 20:12
PSG-ja e Reali prisnin “dritën jeshile”, Bajern Mynih nis kontaktet me yllin e Çelsit
Bajern Mynih është futur në gare për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Çelsit, Antonio Rydiger.
Qendërmbrojtësi gjerman ka marrë një hov të madh nën drejtimin e Tuhel duke u bërë një lider në mbrojtjen e londinezëve. Bajerni po mendon që ta afrojë në skuadër pasi e sheh si zëvendësuesin e Niklas Sules.
28-vjeçari ka kontratë dhe për një vit me Çesin, teksa bisedimet për rinovimin e kontratës po ecin me ritme të ngadalta.
Bavarezët kanë nisur bisedimet me vëllain e Rydiger, i cili është dhe agjenti i tij, teksa më parë Bajerni duhet të mposhtë konkurrencën e PSG-së dhe Realit pasi ka kohë që dy gjigantët europian janë vëmë pas gjermanit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"