PSG-ja dëshiron mesfushorin e Juventusit, “Zonja” ia kthen me të njëjtën monedhë duke kërkuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 9:21

PSG-ja dëshiron mesfushorin e Juventusit, “Zonja” ia kthen me të njëjtën monedhë duke kërkuar…

Pas dëmtimit të Khedirës, problemeve të Bentankurit si dhe formës së dobët të Rabiosë, u duk sikur Emre Xhan do të niste të shihej më shpesh si titullar te Juvja.EMRE CAN

Por, me sa duket, gjermani është i vendosur të lërë Torinon në janar dhe klubi mund t’ia plotësojnë dëshirën.

Në orët e fundit, nga Franca flasin për një interesim të PSG-së për Xhanin dhe Juvja është gati të bisedojë, nëse në marrëveshje futet huazimi kokë më kokë me mesfushorin argjentinas të parisienëve, Leandro Paredes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"