PSG-ja bën ofertë zyrtare, lojtari i Juventusit pranë kalimit në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 11:31

PSG-ja bën ofertë zyrtare, lojtari i Juventusit pranë kalimit në Francë

Matia De Shiljo dhe Juventusi duket se janë pranë “divorcit” mes tyre. 

desciglio

Këtë e garanton media franceze sportive, me prestigjiozen “L’Euipe”, e cila nënvizon për ofertën e parë zyrtare të bërë nga PSG-ja për mbrojtësin anësor: 20 milionë euro, plus kartonin e belgut Tomas Meunir (edhe ky mbrojtës krahu, por i djathtë).

Në Torino nuk e kanë shtyrë aspak sulmin e transalpinëve, madje konfirmohet se në klub kanë marrë kohë, për ta biseduar çështjen edhe me De Shiljon, i cili nëse pranon, në janar mund të vijë shtrëngimi i duarve mes palëve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"