PSG ishte pranë, por ylli i Seria A nuk shkon në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 11:16

PSG ishte pranë, por ylli i Seria A nuk shkon në Francë

PSG ishte pranë Milinkoviç-Saviç. Ditën e djeshme mediat raportuan se përfaqësuesit e lojtarit ndodheshin në Francë për një takim me PSG. Pritej që ky të ishte një operacion i orëve të fundit të merkatos.

milinkovic savic

Megjithatë kjo ofertë është hedhur poshtë nga Lacio dhe Lotito duket se ruan ende pozicionin e të palëkundurit. Shifra e ofertës, sipas shifrave të njoftuara dje, ishte rreth 100 milionë euro, por Lotito e ka bërë të qartë se kërkon 50 më shumë. Francezët harxhuan rreth 400 milionë euro për blerjen e Nejmar dhe Mbape, por duket se nuk duan të ndalen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"