PSG i prish punë Liverpulit, gati oferta për mesfushorin e Bajern Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 18:25

PSG i prish punë Liverpulit, gati oferta për mesfushorin e Bajern Mynihut

Tiago Alkantara flitet prej kohësh se do të largohet nga Bajern Mynihu. Mesfushori nuk ka rinovuar me kampionët e Gjermanisë pasi kërkon një aventurë tjetër.

tiago

Për spanjollin interes të madh ka shprehur Liverpuli, me trajnerin Klop që e shikon si një afrim cilësor në mesfushë. Por në skenë së fundmi për Tiagon ka dalë edhe PSG. Sipas “Le10Sport” kampionët e Francës po përgatisin një ofertë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin e Bajern Mynihut.

Kjo shumë është pikërisht edhe çmimi që bavarezët i kanë vendosur Tiagos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"