PSG i bën konkurencë Mançester Sitit, francezët futen në garë për yllin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 14:24

PSG i bën konkurencë Mançester Sitit, francezët futen në garë për yllin e Serisë A

Napoli raportohet se ka marrë një ofertë nga PSG për Kalidu Kulibalinë, dhe lëvizja mund të kompletohet javës tjetër. “Tuttosport” pretendon se klubi francez ka ofruar 52 milionë euro për mbrojtësin, plus 7 milionë të tjera në formë bonusesh.

kulibali

Gazeta italiane shkruan se presidenti i Napolit, De Laurentis do presë nëse Mançester Siti do bëjë tjetër ofertë për senegalezin, në të kundërt marrëveshja me PSG-në mund të mbyllet javën tjetër. De Laurentis e ka pranuar se Kulibali mund të largohet këtë verë por vetëm nëse vjen oferta e duhur.

Senegalezi ka qenë i lidhur me Mançester Sitin dhe PSG-në muajt e fundit, dhe duket sikur francezët janë në “pole position” tashmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"