PSG hap negociatat, Juventusi shumë pranë Ikardit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2022 | 9:49

PSG hap negociatat, Juventusi shumë pranë Ikardit

PSG është gati të negociojë me Juventusin për sulmuesin e saj, Mauro Ikardi, sipas Gazzetta Dello Sport, argjentinasi, i cili prej kohësh është nën radarët e “Zonjës së vjetër”, nuk bën pjesë më në planet e Poçetinos dhe pritet të largohet në janar me destinacion Italinë.

IKARDI

Juventusi nuk ka ndërmend të pengojë transferimin e Alvaro Moratës drejt Barcelonës, pasi të gjenin një sulmues zëvendësues. Akordi me PSG për transferimin e Mauro Ikardit shihet tashmë më se i mundur. Ish-kapiteni i Interit ka qenë një prej dëshirave që ka pasur Masimiliano Alegri dhe do t’i jepte një ndihmë të madhe Juventusit për arritjen e objektivave që kanë këtë sezon.

Madje dhe vetë sulmuesi e ka kërkuar prej kohësh një rikthim në Itali, aty ku ai ka kaluar vitet më të mira si futbollist. Pas ardhjes së Mesit në ekip, hapësirat për 28-vjeçarin janë bërë akoma më të pakëta në ekipin francez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"