PSG dhe Çelsi akord për huazimin e Zijeh, por vonoi kontrata… Çfarë pritet të ndodhë me të ardhmen e marokenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 9:16

PSG dhe Çelsi akord për huazimin e Zijeh, por vonoi kontrata… Çfarë pritet të ndodhë me të ardhmen e marokenit

Hakim Zijeh mendoi se u transferua me sukses në formë huazimi te PSG-ja në limitet e mbylljes së merkatos, madje ka negociuar edhe vetë mes dy klubeve që marrëveshja të mbyllet me sukses.

zijeh

Sulmuesi i Çelsit ndoqi një kalvar të vërtetë për të mbërritur deri te firma me kampionët e Francës, e cila vonoi për shumë orë pasi Çelsi, sipas francezëve, po tregohej shumë kokëfortë në bisedime. Sulmuesi maroken ndërkohë, kishte kaluar vizitat mjekësore dhe priste në hotel, duke këmbëngulur se dëshironte vetëm transferimin në Paris, ndonëse Çelsi kishte oferta edhe nga klube të tjera. Transferimi i Mudrikut dhe Maduekes i bënte të pamundura hapësirat për marokenin në “Stamford Bridge”, ku ai luante që prej vitit 2020 dhe fitoi edhe Ligën e Kampioneve që në sezonin e parë.

Por pas mesnate, kur Çelsi dhe PSG firmosën kontratën, blutë e Londrës nuk arritën në kohë për të dorëzuar dokumentacionin, duke e lënë pezull fatin e së ardhmes së sulmuesit. PSG bëri apel në Ligën Franceze të Futbollit, por nëse gjërat qëndrojnë kështu, atëherë gjithçka do dështojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"