Prurje te Elbasani, pas trajnerit afrohen dhe 3 lojtarë të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2021 | 22:18

Prurje te Elbasani, pas trajnerit afrohen dhe 3 lojtarë të rinj

Elbasani ka tashmë një trajner të ri. Prej datës 3 janar, “frenat” e ekipit i ka marrë Anxhelo Suta. Ai zëvendëson Shkëlqim Lleshanakun e dorëhequr nga ky post, por që mbetet ende pjesë e klubit. Ishtekniku do të ketë rolin e këshilltarit. Ka qenë vetë presidenti Arben Laze dhe shefi i klubit, Sabri Dalipi, të cilët kanë bërë prezantimin e “timonierit” të ri të verdhebluve, që në krah do të ketë si ndihmës Hetlem Çapjen.
Anxhelo-Suta-OK
Në fjalën e tij para futbollistëve, Anxhelo Suta u shpreh optimist për këtë detyrë dhe garantoi se do të japë maksimumin për të siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë: “Për mua është kënaqësi të jem në krye të ekipit të qytetit tim. Falënderoj presidencën për besimin që më dha. Jam i bindur se së bashku do arrijmë t’ia dalim të realizojmë objektivat që kemi. Fanella e Elbasanit është e rëndë dhe të gjithë duhet ta keni parasysh këtë gjë, pasi jo çdokush e ka mundësinë për të qenë pjesë e këtij klubi”.
vllaznia elbasani
MERKATO – Në Elbasan kanë nisur edhe me merkaton. Verdhebluve u janë bashkuar dy sulmues brazilianë dhe një mesfushor nga Nigeria. Fakti që në shtatë ndeshje të fazës së parë elbasanasit shënuan vetëm një gol, e bën të detyrueshme përforcimin në sulm, por mësohet se në ditët në vijim do të afrohen të tjerë lojtarë.
elbasaniiii
I pari që ka hapur merkaton është ish-futbollisti i Luzit 2008, me të cilin Suta ka bashkëpunuar më parë dhe ia njeh cilësitë. I dyti quhet Andre Lima dhe vjen pas një eksperience në kampionatin kroat. Të dhënat e tij janë shumë premtuese. Në stërvitje ka dalë edhe mesfushori nigerian Viktor Kalu, i cili më parë ka luajtur me Burrelin dhe Shënkollin. Burimet pohojnë se në ditët në vijim priten të tjerë lojtarë dhe më në fund skuadra do të jetë e kompletuar për të rikuperuar pikët në krahasim me rivalët e tjerë.

Pas disa lëvizjeve në repartin ofensiv, trajneri ka kërkuar edhe përforcime në mbrojtje, pasi sheh disa defekte që duhen riparuar para startit të kampionatit. Sakaq, në stërvitje me skuadrën nuk janë paraqitur sulmuesi Valentin Baro, mbrojtësit Kristian Mataj dhe Viktor Mema, që me shumë mundësi do të vijojnë aventurën diku tjetër.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"