Provokon lojtari i bardhebluve, Sentamu: Tirana është… blu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2018 | 12:23

Provokon lojtari i bardhebluve, Sentamu: Tirana është… blu

Kukësi i mori një barazim në limit Tiranës, duke i “zbehur” shpresat e kualifikimit për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Megjithatë, bardheblutë nuk kanë në plan që të dorëzohen.

sentamu2

Madje, pas dy javësh, do të shkojnë në “Zeqir Ymeri” me idenë e qartë për të fituar dhe vazhduar ëndrrën… europiane (ky është shansi i vetëm për të kapur një vend në zonën “Euro”).

Dhe për të karikuar grupin mendon Junus Sentamu, autori i golit të avantazhit të kryeqytetasve.

sentamu3

Sulmuesi nga Uganda thekson se në ekip ka kimi dhe lojtarët arrijnë të sakrifikojnë veten për grupin. Dhe, në fakt, kështu u pa edhe mbrëmjen e së mërkurës, kur skuadra, e cila militon në Kategorinë e Parë, “eklipsoi” për minuta të tëra kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore, edhe pse në inferioritet numerik.

sentamu5

Por, përtej mesazhit që shënuesi më i mirë i Tiranës jep në “Instagram” për shokët e ekipit dhe tifozët, në fund bën një ngatërresë të vogël, duke e bërë Tiranën… blu.

sentamu7

Ngjyrë kjo që më shumë për shtat mund t’i shkojë Kukësit apo Dinamos, por kurrsesi 24 herë kampionëve të vendit, të cilët pa të bardhën do të humbisnin identitetin.

Capture

“Çfarë ndeshje! Zjarr. Nuk kishim kohë as të mbyllnim sytë gjatë 90-minutëshit. Më vjen keq për këtë barazim, pasi duhet të fitonim në Tiranë. Por, falënderoj Zotin për golin! Tirana është blu”, shkruante fillimisht sulmuesi, ndërsa evidentonte se zhvilluan një lojë plot ritëm.

afss

Ugandezi nuk e la me kaq, ndërsa në një tjetër foto që postoi, ku ishte i gjithë ekipi në sfond dhe po festohej pikërisht goli i realizuar prej tij në të 40-ën minutë, ka bërë këtë shënim: “Një ekip i mirë ka kimi. Ata komunikojnë me njëri-tjetrin dhe sakrifikojnë arritjet individuale, për të realizuar misionin e përbashkët. Falënderoj shokët e mi dhe tifozët, jam krenarë për ju”.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"