Provokon boksieri boshnjak, Gjetan Keta: Fjalët do i them nesër në ring

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 18:20

Provokon boksieri boshnjak, Gjetan Keta: Fjalët do i them nesër në ring

Një ditë para duelit midis Gjetan Ketës dhe Sladan Janjanin të dy boksierët kanë bërë peshimet respektive para sfidës. Megjithtëse boksieri boshnjak është disi më i gjatë se Gjetani të dy kanë pasur të njëjtën peshë trupore, 71.5 kg.

gjetan-keta

Në momentin kur boksierët rrinin përballë njëri tjetrit sot, boshnjaku për të treguar avantazhin në gjatësi është ngritur mbi majat e gishtave për të parë përtej Gjetanit.

gjetan-keta-2-642x420

Megjithatë në konferencën pas peshimit Gjetani Keta tha: “Nuk kam shumë fjalë tani për të thënë sepse dua t’i mbaj për nesër, por unë erdha këtu sepse këtu gjej forcën dhe motivimin për të qenë më i fortë nesër”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"