Provokojnë tifozët bardheblu, banderola kundër komunizmit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2016 | 19:42

Provokojnë tifozët bardheblu, banderola kundër komunizmit (FOTO)

Tirana duket se ka nisur e para përgatitjet për derbin ndaj Partizanit dhe këtë e tregon jo vetëm faza stërvitore e ekipit, por edhe përgatitjet e tifozëve.

13101193_10208327534842576_1907544206_nPas barazimit pa gola të premten që shkoi ndaj Teutës në Durrës, Tirana nisi zyrtarisht dje javën anti-Partizan, takim i cili do të luhet të mërkurën e ardhshme.

Por derbi mes dy ekipeve të kryeqytetit njihet edhe për rivalitetin e zjarrtë të tifozërive. Një foto e publikuar në rrjetet sociale tregon përgatitjet e bardhebluve me banderola kundër simboleve të komunizmit, të cilat priten të shfaqen gjatë ndeshjes.

Aktualisht, Tirana ndohet në vendin e pestë në renditjen e Superiores me 49 pikë dhe shpreson ende pjesëmarrjen në kupat e Europës, ndërsa Partizani i vendit të dytë kërkon fitoren e titullit, duke mos iu ndarë Skënderbeut me 2 pikë larg kreut.

Të kuqtë fituan një ditë më parë me rezultatin 4-0 ndaj Tërbunit. Ndeshja me Tiranën pritet të jetë vendimtare për ecurinë e kampionatit që ndodhet në javët e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"