Provokojnë tifozët grek, kërkojnë aneksimin e Maqedonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 10:29

Provokojnë tifozët grek, kërkojnë aneksimin e Maqedonisë

Tifozët e klubit grek, Paok kanë shfrytëzuar sfidën e djeshme ndaj Çelsit në Ligën e Evropës për të dhënë një mesazh politik, veprim ky që mund t’i sjellë telashe klubit për shkak se UEFA dënon mesazhet politike në futboll.

auto_maqedonia1537475988

Ky mesazh vjen vetëm pak ditë deri në referendumin që Maqedonia do të mbajë për emrin. “Maqedonia është një dhe e vetme dhe është këtu”, thuhet në banderolën gjigande të klubit grek teksa shprehin qartë se kërkojnë aneksimin e këtij shteti.

Qeveria e Maqedonisë dhe e Greqisë në qershor të këtij viti në Prespë nënshkruan Marrëveshjen për zgjidhjen e problemit të emrit Maqedoni-Greqi dhe partneritet strategjik, sipas të cilës Maqedonia do të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Si pjesë e zbatimit të Marrëveshjes gjithashtu është gjykuar mbajtja e referendumit në Maqedoni, i cili është planifikuar për 30 shtator të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"