Provohet formacioni anti-Skënderbe, Partizan sulmues në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 18:21

Provohet formacioni anti-Skënderbe, Partizan sulmues në Korçë

P artizani ka vazhdu ar dje përgatitjet për ndeshjen e radhës, që kalendari i Superiores i rezervon në transfertë ndaj Skënderbeut. Një takim mjaft i vështirë për të kuqtë që ende nuk kanë arritur të gjejnë ecurinë në rezultate dhe humbja e fundit në kampionat ndaj Kukësit ka rënduar edhe më shumë psikologjikisht skuadrën.

Partizani-Skenderbeu

Megjithatë, stafi teknik po punon me anën psikologjike të lojtarëve, ndërsa dje u zhvillua një ndeshje kontrolli brenda grupit, ku dy trajnerët, Starova që do të ndjekë ndeshjen nga tribuna dhe Dalipi që do të jetë në stol, kanë lënë të kuptohet edhe formacionin për këtë ndeshje, natyrisht me disa ndryshime.

TITULLARËT – Hoxha konfirmohet në portë, ndërkohë që mbrojtja nuk do të ketë ndryshime. Ibrahimi do të vendoset në krahun e djathtë, ndërsa Gojkoviç e Belica, pavarësisht gabimeve në ndeshjen ndaj Kukësit, kanë marrë edhe një herë tjetër besimin e trajnerit për të qenë në formacion.

Partizani1

Duhet thënë se Belica ka pasur një paraqitje stabël dhe ka dhënë garanci në prapavijë. Në krahun e majtë, Kotobelli konfirmohet. Mbrojtësi ka rifituar pozicionin e tij, ndërkohë që në sfidat e fundit ka punuar shumë, si në prapavijë, ashtu edhe në ndihmë të sulmit.

partizani

Mesfusha do të ketë ndryshime, për shkak të rikthimit të kapitenit Batha e mesfushorit Trashi. Klubi ka paguar gjysmën e dënimit për ta dhe do të jenë në fushë, ku, së bashku me Malën, do të formojnë treshen e mesfushës. Starova ka vendosur për një skuadër sulmuese në këtë ndeshje dhe reparti i avancuar do të jetë më tre futbollistë. Asani, Bardhi dhe Progni gjithashtu i rikthyer, sipas të gjitha gjasave do të jenë ata që do të synojnë të ndëshkojnë Shehin.

DILEMAT – Por, në ndeshjen e djeshme brenda familjes, stafi teknik ka provuar edhe dy lojtarët e tjerë në sulm. Në vend të Asanit dhe Bardhit janë aktivizuar Abdurrahimi dhe Lukas, të cilët i janë bashkëngjitur Prognit.

Partizani2

Me sa duket, trajneri kërkon që të shohë nga afër edhe formën e këtyre dy futbollistëve, që në ato minuta që kanë luajtur deri në këto momente kanë pasur një rendiment të kënaqshëm. Gjithashtu një ndryshim i vogël ka qenë edhe në mesfushë, ku dje është provuar edhe Sulejmani në vend të Esat Malës. Mes këtyre dy të fundit mund të ketë balotazh.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"