Provë force ndaj Teutës, bomberat e Laçit janë… “top”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 12:54

Provë force ndaj Teutës, bomberat e Laçit janë… “top”

Që një skuadër të funksionojë siç duhet, element kyç është që çdo repart të bëjë punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Te Laçi, çdo repart po jep maksimumin. Detyra kryesore e sulmuesve në ekip, është të shënojnë gola dhe të ndihmojnë skuadrën në arritjen e fitoreve dhe duket se te Laçi, sulmuesit po e bëjnë më së miri këtë gjë.

Laci

NUABUEZE – 28-vjeçari është njeriu gol i Laçit, por dhe i Superiores. Një sulmues që nuk fal para porte dhe shumë i fortë fizikisht. Kiri ka shënuar 7 gola në 14 sfida të luajtura në Superiore deri më tani.

Nuabueze Najdovski

MAZREKAJ – I rilindur, driblime, spektakël dhe gola. Mença duket në formë të shkëlqyer te kurbinasit dhe është i dyti në listën e golashënuesve, me 6 gola të shënuar.

xhixha

HARMON-XHIXHA – Dy sulmuesit e tjerë të kurbinasve, janë në kuotën e 5 golave. Si Harmon, ashtu dhe Xhixha, kanë treguar një rendiment të mirë këtë sezon, madje disa herë duke qenë dhe vendimtarë me aktivizimet e tyre nga stoli. Edhe konkurrenca e lartë në skuadër, duket se ndikon te këto statistika pozitive te kurbinasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"