Provat për finalen, Ze Maria nis lojën brenda grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2018 | 18:39

Provat për finalen, Ze Maria nis lojën brenda grupit

Tirana ka mbyllur zyrtarisht përgatitjet dje, me një seancë të zhvilluar paradite. Në orën 10:00 bardheblutë u vendosën nën urdhrat e Ze Marias për të kryer edhe një lojë brenda familjes, e cila zgjati 70 minuta. Porosia e stafit teknik ishte e prerë: kujdes me ndërhyrjet. Kryeqytetasit nuk e kanë luksin për dëmtime të tjera, kur dihet që nuk kanë Ngoonë, Mugunën dhe Dokën.

tiranaaa

E sigurt është që me Bylisin në mbyllje të kampionatit dhe Kastriotit në finale, do të luajnë titullarët. Pritej që ndoshta dje të krijohej një ide më e qartë, por për të mbajtur grupin në tonus, Ze Maria i shkartisi. Trajneri nuk i ka shmangur këshillat gjatë lojës, pasi pret perfeksionin dhe sidomos ndaj krutanëve në “Elbasan Arena” më 16 maj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"