Prova para duelit me Italinë, Shqipëria U19 fiton në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2021 | 20:45

Prova para duelit me Italinë, Shqipëria U19 fiton në miqësore

Sot në orën 18:00 në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut, është luajtur miqësorja midis Turbinës dhe 19-vjeçarëve të Shqipërisë. Për teknikun e kuqezinjve, Armando Cungu, ishte një test përgatitor për të parë gjendjen e skuadrës para sfidës miqësore me Italinë.

kombëtarja u19

Takimi është zhvilluar tepër interesant e me raste, me kuqezinjtë e Cungut që janë treguar në të saktë dhe kanë fituar 0 me 4. Në minutën e 18 ka shënuar Shpendi, i cili ka qenë ai që ka zhbllokuar rezultatin. Vendasit janë munduar të barazojnë, por nuk ishin të saktë përpara portës mike. Në minutën e 24 kanë shënuar përsëri kuqezinjtë me anë të Prekës, duke dyfishuar rezultatin.

Turbinës nuk i munguan rastet për gol në pjesën e dytë, por ishte e pasaktë para portës. Ndërsa kuqezinjtë shënuan edhe dy gola të tjerë në fund të takimit me Grecën dhe Shpendin.

Turbina-Shqipëria U19 0-4

Golat: Shpendi 18′, 90′, Preka 24′,Greca 85′.

Turbina: Varfi, Malaj, Zylyftari, Zaimi, Shehi, Kristian, Rexhepi, Brahilika, Renato, Hasaj, Latifi. (U aktivizuan: Toromani, Brako, Dybeli, Kamxhiu).
Tr: A.Allamani.

Shqipëria U-19: Kaçaj, Dervishi, Preka, Zalli, Bytyçi, Zenelaj, Pjeshka, Shpendi, Mata, Shpuza, Bibo. (U aktivizuan: Qefalia, Greca).
Tr: A.Cungu.

Gjyqtarë: E.Rusta, M.Salla, D.Memelli (Elbasan).

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"