Prova gjenerale për Kupën, Laçi me “armët e rënda” ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 11:25

Prova gjenerale për Kupën, Laçi me “armët e rënda” ndaj Partizanit

Laçi prej javësh e ka siguruar vendin e dytë dhe luan për statistikë në këto ndeshje të fundit të Kategorisë Superiore.

LACI

Te kurbinasit nuk mund ta mohojnë faktin se gjithë vëmendjen e kanë te ndeshja finale e Kupës ndaj Vllaznisë, që do të përmbyllë këtë sezon futbollistik.

Edhe ndeshja me Partizanin do të shfrytëzohet për t’i shërbyer finales. Në javët e fundit skuadra ka pasur ndryshime dhe trajneri Shpëtim Duro pothuajse nuk ka luajtur fare me formacionin e parë dhe ky fakt e shtyn që ndaj Partizanit, Laçi të zbresë me lojtarët kryesorë, me qëllim që Duro të ketë një ide të qartë të lojtarëve që do të hedhë në fushë në finale, por edhe me synimin që lojtarët të automatizojnë veprimet me njëri-tjetrin.

Një arsye tjetër është edhe që lojtarët të ambientohen më shumë me kërkesat e trajnerit Duro në ndeshje.

Në javën e fundit pritet të vendoset edhe për golashënuesin më të mirë dhe kurbinasit do të mundohen të bëjnë maksimumin, që ky çmim të zbarkojë edhe një herë tek ata.

Saliu Guindo është në kuotën e 18 golave, po aq sa Taulant Seferi i Tiranës kampione dhe vetëm ndeshjet e fundit do të vulosin goleadorin e Kategorisë Superiore për këtë edicion. Sezonin e shkuar “Këpucën e Artë” e mori Dejvi Bregu, ish-i i Teutës.

LA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"