Proto, “besniku” i Hasit që la “thatë” Barçën pas 5 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2017 | 10:58

Proto, “besniku” i Hasit që la “thatë” Barçën pas 5 vitesh

“Silvio Proto, heroi i Olimpiakosit dhe makthi i Barcelonës për Hallouin”. Me këto fjalë prezantonte shumica e mediave greke arritjen e skuadrës nga Athina, e cila arriti të ndalë katalanasit, pikërisht atë ekip, që nuk dilte nga fushat e Ligës së Kampioneve prej pesë vitesh, pa shënuar të paktën një gol.

Hasi dhe Proto

Hera e fundit që Mesi me shokë ndaleshin në këtë mënyrë, ka qenë më dhjetor të vitit 2012, sërish 0-0 në një duel kundër Benfikës. Dhe këtë statistikë të frikshme të ekipit spanjoll duhet ta ndalonte pikërisht Silvio Proto, një portier i datëlindjes 1983, i cili ka një lidhje të fortë me Barcelonën.

Proto

Pikërisht kështu, sepse pritjet e tij heroike dhe fitorja e duelit direkt që pati me Mesin gjatë gjithë mbrëmjes së të martës, sollën në kujtesë tratativën e ngritur mes katalanasve dhe portierit belg, në vitin 2005. Atëherë ai ishte vetëm 21-vjeçar dhe shihej si i dytë i Viktor Valdesit, po vetëm sepse kërkonte më shumë dhe ndoshta me të drejtë, ai refuzoi Barcelonën dhe dy net më parë mori hakmarrjen e tij personale.

Proto dhe Suarez

Ndërkohë, Silvio Proto është gjithashtu një nga njerëzit e besuar të Besnik Hasit. Trajneri shqiptar ishte ai që e solli këtë verë me vete, pasi të dy kishin punuar tek Anderlehti dhe ndoshta portieri ishte ndër ata që e vuajti më shumë se kushdo tjetër shkarkimin e parakohshëm të ish-mesfushorit të përfaqësueses shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"