Protestoi ndaj arbitrit, Komisioni i Disiplinës merr vendimin për Gatuzon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 18:24

Protestoi ndaj arbitrit, Komisioni i Disiplinës merr vendimin për Gatuzon

Milani mori një fitore nga ato që të bëjnë me zemër përballë Udinezes. Kapiteni Romanjoli shënoi në minutën e 97-të të takimit. Megjithatë anësori ngriti flamurin duke shtangur për një moment milanistët dhe Gatuzo vrapoi te ai të protestonte.

Gatuzo

Më pas kryesori e riktheu vendimin duke akorduar gol të rregullt. Kryesori përjashtoi trajnerin e Milanit duke e dërguar në dhomat e zhveshjes. Komisioni i Disiplinës ka vendosur fatin e tij për ndeshjen me Juventusin. Gatuzo do të jetë në stol dhe nuk do të pezullohet për takimin me bardhezinjtë, megjithatë ai ka marrë një paralajmërim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"