Protestë për indiferencën e bashkisë, ja çfarë bëri Elbasani para ndeshjes me Devollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2020 | 8:48

Protestë për indiferencën e bashkisë, ja çfarë bëri Elbasani para ndeshjes me Devollin

Në shenjë proteste ndaj indiferencës së Bashkisë së Elbasanit, verdheblutë kanë dalë në fushë pesë minuta me vonesë.

Elbasani goli logo

Gjatë javës presidenti Arben Laze kishte ngritur alarmin dhe ishte shprehur se Elbasani nuk do të luante ndaj Devollit, nëse bashkia nuk reagonte, por nuk ka ndodhur kështu, edhe pse institucioni i pushtetit vendor nuk bëri realisht asnjë lëvizje.

Sigurisht, pasojat do të ishin të rënda në rast të braktisjes së ndeshjes, ndaj dhe verdheblutë u mjaftuan me protestën 5-minutëshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"