Protestat pro Katalonjës, ja pse po zien Spanja dhe vihet në rrezik “El Clasico”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 10:30

Protestat pro Katalonjës, ja pse po zien Spanja dhe vihet në rrezik “El Clasico”

Çështja e Katalonjës ka prekur edhe sportet dhe në veçanti futbollin.

Katalunja

La Liga spanjolle, në fakt, e shqetësuar nga situata e nxehtë që ka prekur Barcelonën dhe qytetet përreth me polemikat e fundit, i ka dërguar një kërkesë zyrtare Federatës Spanjolle të Futbollit për të programuar sfidën mes Barçës dhe Realit (në kalendar më 26 tetor) në stadiumin “Bernabeu” dhe jo në “Camp Nou”.

Shqetësimi lind nga fakti që pikërisht atë ditë Barcelona do jetë teatër i një manifestimi gjigant proteste kundër vendimeve të marra për liderët separatistë. Federata i ka komunikuar kërkesën klubit dhe një vendim zyrtar pritet brenda ditës së hënë. Në rast se kërkesa do merret për bazë, do ndërrohen fushat me fazën e dytë.

Për momentin, dy klubet nuk bien dakord. Reali do pranonte rastin e shtyrjes së ndeshjes por jo ndërrimin e selisë, ndërsa Barcelona dëshiron ta luajë ndeshjen me çdo kusht.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"