Protestat në stol, Tuhel trajneri më “qaraman” i Premier Ligës. Ja teknikët që u ankuan më shumë në sezonin e shkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 16:06

Protestat në stol, Tuhel trajneri më “qaraman” i Premier Ligës. Ja teknikët që u ankuan më shumë në sezonin e shkuar

Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, ishte tekniku që ka protestuar më shumë në Premier Ligë gjatë sezonit të shkuar. Ky është rezultati i një studimi të bërë për trajnerët që janë ankuar më shumë gjatë 2021-’22 në Premier Ligë. Tekniku gjerman, i cili i udhëhoqi blutë drejt vendit të tretë, pa një sezon të vështirë për klubin e tij, që u shoqërua edhe me ndërrimin e pronësisë pas sanksioneve të vendosura nga Britania ndaj ish-pronarit, Roman Abramoviç.

TUHEL

Por kjo nuk e pengoi Tuhelin që të renditet në krye të klasifikimit si trajneri që është ankuar më shpesh në intervistat pas ndeshjes. Sipas “The Athletic”, gjermani ka gjetur alibi në 11 nga 19 intervistat e tij të analizuara sezonin e fundit. Dhe e kthyer në përqindje, ai është ankuar 57.9%, 2.4% më shumë sesa kolegu i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili renditet në vend të dytë. Sa u përket justifikimeve të Tuhelit, ai ka fajësuar COVID-in tri herë, vendimet e arbitrave dy herë, fatin dy herë, gabimet individuale të lojtarëve dy herë, lodhjen një herë, madje edhe fushën e “Stamford Bridge” gjatë humbjes 4-2 me Arsenalin në prill.

Ish-trajneri i Noruiçit, Daniel Farke, plotëson podin, edhe pse pozicioni i tij është i kuptueshëm duke qenë se ai u shkaktua në nëntor, ndërsa skuadra e tij preku fundin e renditjes me vetëm 5 pikë në 11 javë. Ish-trajneri i Junajtidit, Ralf Rangnik, renditet në vend të 10- të, dy shkallë më lart sesa rivali i Liverpulit, Jyrgen Klop. Në fund të klasifikimit, renditen Xhesi Marsh dhe Marselo Bielsa, dy trajnerët e Lidsit. Ndërsa surprizë është edhe rezultati i Antonio Kontes. Trajneri i Totenhemit renditet në vendin e katërt nga fundi.

56456456

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"